“Skllavi modern” shqiptar, intervistë për CNN

Detyrohet të mbjellë kanabis, për të paguar borxhin. Kjo është historia e një emigranti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, e përcjellë nga CNN në një material special. Gjigandi mediatik amerikan, e cilëson këtë fenomen si skllavëri moderne.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, thotë se borxhin e kishte marrë për t’ia dërguar babait të tij që kishte pësuar një aksident. Paratë i siguroi tek një person i quajtur Salam, por për shkak të vonesave në kthimin mbrapsht, ai e shiti borxhin e shqiptarit tek një trafikant droge. I detyruar ta pranojë, viktima e skllavërisë moderne tregon kushtet tepër të këqija fizike dhe mendore në të cilat jetoi.

Shkarkoni aplikacionin e A2