Sondazhi i CNN, reduktohet përparësia e Biden ndaj Trump

Reduktohet avantazhi i Joe Biden ndaj Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas një sondazhi të CNN, dyshja Biden-Kamala Harris gëzon 50 përqind të mbështetjeve ndërsa ajo mes Trump dhe Mike Pence 46 përqind.
Vlen të theksohet se diferenca prej 4 përqind, përkon pikërisht me marzhin e gabimit të sondazhit.
CNN thekson se avantazhi i Biden ndaj Trump rritet në 53 përqind kundrejt 46 përqind, mes 72 përqind të votuesve që thonë se janë ekstremisht ose shumë entuziast për të votuar në vjeshtë, por ajo ngushtohet mes zgjedhësve që jetojnë në shtetet që pritet të kenë ndikimin më të madh zgjedhor në muaji nëntor.
Ndërkaq, nis punimet konventa demokratike, e para që do të zhvillohet virtualisht në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo do të zgjasë deri në 24 gusht.
Në të njëjtat ditë presidenti amerikan do të flasë në 4 shtete, Uiskonsin, Pensilvani, Minesota dhe Arizona. Konventa republikane ndërkaq, do të mbahet nga 24 në 27 gusht.