Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Soreca: Keqardhje që Kodi kaloi pa miratimin e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 19:45 | Politikë
Soreca: Keqardhje që Kodi kaloi pa miratimin e Këshillit Politik

Kreu i diplomacisë europiane në Tiranë, Luigi Soreca ndau rekomandimet e raportit të Komisionit Europian me Këshillin Kombëtar të Integrimit. Shqetësimit të tij për miratimin pa konsensus të Kodit zgjedhor, iu bashkua dhe ai i presidencës.

 “Na vjen vërtet keq që ndryshimet kushtetuese dhe ato të Kodit, u miratuan pa kompromis në Këshillin politik. Ka kufizime në atë që mund të bëjë institucioni ynë, kur merret parasysh sovraniteti i Kuvendit, që është sovranitet i një vendi të tërë”, deklaroi kreu i Delegacionit Europian në Tiranë.

 “Prandaj është e rëndësishme që të ecim përpara në këtë proces me reforma, jo me deformime”, nënvizoi këshilltarja e presidentit Meta, Ilda Zhulali, gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit.  

Tjetër shqetësim që Zhulali solli në mbledhje, ishte dhe qëndrimi i Holandës pas raportit për mbledhjen e parë ndërqeveritare të Shqipërisë me Brukselin.

“Ka një lajm jo pozitiv nga Holanda, në një takim me të në Parlament, raportohet se ministri i Jashtëm, Stef Blok, ka bërë një pasqyrë jo optimiste të gjetjeve të progresit që i nevojitet Shqipërisë për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, deklaroi Zhulali.  

Shqetësimit të saj Soreca iu përgjigj se “ne po presim qëndrimin zyrtar nga Holanda. Kjo bëhet me anë të një letre, që dërgohet nga ministri i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Ka ardhur koha për të marrë vendimet, dhe ne nuk kemi kohë për të humbur”.

Antishpifja duket se është i vetmi rast kur Shqipëria, jo vetëm që nuk ka ecur para, por ka bërë hapa pas. Sipas ambasadorit Soreca, amendamentet duhen rishikuar.

“Ligji do të miratohet nga shumica parlamentare vetëm kur bashkëpunimi me ekspertët e Këshillit të Europës të jenë dakord për koherencën e amendamenteve me sugjerimet e Venecias”, deklaroi Taulant Balla.  

Sipas ambasadorit të BE-së, për Gjykatën Kushtetuese janë bërë përparime, dhe këto ditë KED po punon për pjesën përfundimtare të vlerësimeve të kandidatëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli