Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Spahiu: Kurti do të sjellë risi pozitive, mundësi dialogu më serioz me Beogradin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 15:30 | Kosova
Spahiu: Kurti do të sjellë risi pozitive, mundësi dialogu më

Analisti Nexhmedin Spahiu i ftuar në A2 mendon se arritja e marrëveshjes midis LDK-së dhe Vetëvendosjes me formimin e qeverisë Kurti do të sjellë risi pozitive në Kosovë, “edhe pse ndoshta jo aq sa mund të mendojë publiku i gjerë”.

Analisti mendon se koalicioni qeverisës nuk do të ketë probleme të mëdha bashkëjetese, madje “do të ketë një far entuziazmi. Ministrat duket gati sikur vijnë nga një parti e vetme. Janë njerëzit e LDK-së që më mirë flasin me Vetëvendosjen, dhe ata të Vetëvendosjes që janë më afër me LDK.

Spahiu mendon në përgjithësi që me përzgjedhjen e kabinetit kryeministri Kurti ka bërë “maksimumin e mundësive të tij”, edhe pse ka rezerva për disa emra, si ministrja e re e Arsimit Hykmete Bajrami  dhe ministri i Jashtëm Glauk Konjucfa, “post i imponuar dhe jo tërësisht i qëlluar”, ndërkohë që quan se në Mbrojte është emëruar personi më i duhur, ish-komandanti në betejën e Kosharës, Anton Çuni.  

Analisti mendon se në dialogun me Beogradin, Kurti “ do të jetë dialogues më serioz sepse e din çfarë do”, edhe pse mendon që pala kosovare nuk ka peshë për të ndikuar në vendimmarrjen e Beogradit, pa i dhënë diçka palës kosovare.

Rëndësi për të është që Kosova mos të prishë marrëdhëniet me vendet fqinj, për këtë iu duk “ foshnjor” vendimi i klasës politike kosovare të bojkotoi iniciativën e Mini-Shengenit Ballkanik, edhe pse qasja e Kurtit në atë moment iu duk më pragmatiste dhe që hap mundësi për dialog.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani