Spaho: Edhe sikur të arrihet marrëveshja, zgjedhje me 30 qershor nuk ka

Nuk ka asnjë marrëveshje dhe nuk po zhvillohen diskutime për një të tillë. Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në studion e Ditarit, në A2 CNN. “Këto janë spekulime, qëndrimi i Partisë Demokratike është fare i qartë: me Edi Ramën Kryeministër, apo drejtues të një qeverie tranzitore, nuk do të ketë negociata. E para gjë që duhet të bëjë Edi Rama është të japë dorëheqjen, të tërhiqet nga Qeveria. Më pas partitë politike bien dakord për qeverinë tranzitore, ose të përkohshme dhe caktojnë detyrat dhe afatet”, tha Spaho.