Spaho: Po ndërgjegjësojmë edhe ndërkombëtarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike deklaroi te Ditari në A2 CNN se nuk ka tërheqje deri në largimin e Edi Ramës. Ai po ashtu tha se demokratët janë më shumë se kurrë të zhveshur nga çdo lloj imuniteti para drejtësisë, duke dashur të hedhë poshtë akuzën e Kryeministrit Rama se djegia e mandateve të opozitës erdhi nga frika prej drejtësisë. Por a druhen demokratët se precedenti i djegies së mandateve do të kthehet në bumerang për ta ditën kur të jenë në qeveri?

Shkarkoni aplikacionin e A2