Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Spaho: Qeveria tranzitore zgjidhje, nuk pretendojmë pushtetin me dhunë

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 14:28 | Politikë
Spaho: Qeveria tranzitore zgjidhje, nuk pretendojmë pushtetin me dhunë

Parlamenti nis pasditen e sotme sesionin e ri Parlamentar, ndërsa i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, Edmond Spaho është shprehur se PD do të jetë e pranishme në seancë.

Spaho tha se situatën e krijuar në vend, me disa protesta, opozita do të mundohet ta paraqesë edhe në seancën e Kuvendit.

Më tej, Spaho tha se sot ka një pakënaqësi të madhe të qytetarëve me qeverinë dhe rezultateve të 6 viteve. “Ne po përpiqemi ta paraqesim opozitën si alternativë për zgjidhje. PD është e vetmja forca që ka garë të ashpër dhe votohet, siç ndodhi edhe në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar. Vettingu i politikanëve, dekriminalizimi i zgjedhjeve, por deri tani qeveria nuk po bën asnjë veprim për t’i zgjidhur këto probleme. Presioni qytetar është një nga rrugët për të detyruar qeverinë të ulet për të gjetur një zgjidhje politike, e cila mund të ishte një qeveri tranzitore e aftë për të organizuar zgjedhje të lira. Mjafton të jetë dikush nga PS, një njeri me kredenciale që garanton ”, tha Spaho.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani