SPAK e merr të pandehur, gjyqtarja e vetingut vijon detyrën në KPK
Vënia zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, nuk e ka penguar anëtaren e KPK, Etleda Çiftja, të vijojë normalisht detyrën e saj. Këtë të hënë, Çiftja, ishte pjesë e trupit gjykues që do të bëjë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu. Ndonëse seanca dëgjimore u shty për shkak të mungesës së avokates së Abdiut, nga kryesuesi i seancës nuk u relatua asgjë lidhur me situatën e re penale të anëtares Çiftja.