SPAK është gati, kreu i KLP: Duhen të paktën 6 muaj për BKH

Pritshmëritë ndaj SPAK-ut janë të mëdha, por rezultatet nuk do të jenë të afërta. Në një intervistë për A2, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, sjell në vëmendje se do të paktën 6 muaj kohë të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, bërthama e Prokurorisë së Posaçme që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin te zyrtarët e lartë.