Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

SPAK i merr “shpirtin”. Megaoperacioni, 6 ton drogë e miliona euro asete kriminale

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 16:59 | Kronikë
SPAK i merr “shpirtin”. Megaoperacioni, 6 ton drogë e miliona

Operacioni i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, mes 28 urdhër-arresteve çoi në pranga prokurorë, zyrtarë të pushtetit lokal dhe drejtues të policisë shqiptare.

Operacioni “Shpirti” u finalizua nga skuadra e përbashkët hetimore Shqipëri-Itali. Shefi i Trafiqeve të Antidrogës në Policinë e Shtetit, Ilirjan Balla, është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ndërsa u ndalua prokurori i Vlorës, Maksim Sota, si dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 6 ton drogë, 11 pasuri të paluajtshme e 4 shoqëri tregtare.

Përfaqësuesi i Italisë në Eurojust tha se operacioni është një model që duhet aspiruar dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa kreu i Antimafias Italiane u shpreh se qytetarët duhet të kenë besim në punën e përbashkët mes dy vendeve: “Dhe së fundmi, dua të them se ky udhëtim është ende shumë i gjatë sepse kriminaliteti shqiptar dhe ai italian kanë arritur në nivelet më të larta botërore. Qytetarët duhet të kenë besim në punën tonë. Anti-mafia italiane dhe policia shqiptare kanë zhvilluar këtë operacion tepër delikat, falë impenjimit të tyre kanë arritur të shkatërrojnë këtë grup që kryente aktivitetin kriminal në disa vende. Është e rëndësishme që bashkëpunimi ynë të vazhdojë në mënyrë intensive”.

Në pranga ra dhe ish-oficeri i Policisë së Vlorës, Festim Lelaj, i proceduar më parë për trafik narkotikësh si dhe Saimir Kurti, ish-drejtori i Zyrës së Punës në Bashkinë e Kavajës, person me precedentë penalë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë