SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Habilajve, me vlerë 82 milionë lekë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi 63 vite burg në total për katër persona të akuzuar si anëtarë të grupit të Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj. Dosja hetimore e nisur nga prokuroria e Katanias në Itali, u nda në disa çështje në Shqipëri, mes të cilave edhe ajo ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të fajësuar për “shpërdorim detyre”.