Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

SPAK kërkon sekuestro për pasuritë e Lulzim Berishës dhe rrëmbyesve të Jan Prengës

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 14:31 | Kronikë
SPAK kërkon sekuestro për pasuritë e Lulzim Berishës dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bëhet fjalë për prona që ndodhen në Shkodër, më specifikisht 4 banesa, dy automjete Mercedes dhe BMW, një tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe një truall 350 m2.

Sipas burimeve të A2, sekuestrimet janë kryer ndaj personave që akuzohen për rrëmbimin e Jan Prengës e një për Lulzim Berishën, specifikisht automjeti i tij i blinduar. Ndërkohë, pronat e tjera i përkasin personave të akuzuar për rrëmbimin e Prengës, Ardian, Artan dhe M. Doçi, Gentian Finiqi, Martin Bleta.

Ardian Doçaj është i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Nga 24 kërkesat për vlerësim që Drejtoria e Policisë i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme, 12 janë regjistruar për verifikim që i referohen pasurive të ndryshme të bllokuara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani