Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

SPAK, skadon afati, Ibrahimi: Numri i kënaqshëm, duke parë skepticizmin

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2019, 17:45 | Aktualitet
SPAK, skadon afati, Ibrahimi: Numri i kënaqshëm, duke parë

Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetari i saj Gent Ibrahimi komentoi për A2 CNN mbylljen e afateve për kandidaturat e SPAK.  Pritshmëritë sipas tij janë të justifikueshme, për atë që Ibrahimi cilëson “si materializimin më të spikatur të reformës në drejtësi”.

Numri i kandidaturave, 27,  cilësohet nga Ibrahimi si “i kënaqshëm, duke parë skepticizmin që gjykatësit dhe prokurorët ndajnë për reformën ne drejtësi”.

Kreu i KLP rikujtoi që janë hapur 15 vende vakante, shpreson që me aplikimet e ardhura të mbushen të gjitha vendet, edhe pse kujton që “ procesi mund të fillojë edhe me 10 anëtare”.

Përzgjedhja e tyre  do të jetë volumizoze,  dhe do të përfshijë një metodë vlerësimi për kandidaturat, kur çdo kandidat do të vlerësoj së paku 10 dosje, “në mënyre që të kuptojmë aftësitë e tyre në hetim, vendosmërinë, integritetin”.

Është një proces që “do të zgjas disa muaj”, sipas Ibrahimit,  ne mënyrë që të gjithë të dinë me çfarë kritere do të vlerësohen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani