Spanja në alarm për zarfet-bombë, shtohen masat e sigurisë për kryeministrin dhe institucionet

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 15:11 | Aktualitet

Spanja në gjendje alarmi për shkak të zarfeve me bomba. 5 të tillë janë raportuar në ditët e fundit. Pas asaj në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku u lëndua dhe një person, kanë mbërritur zarfe të tjerë me bomba në një fabrikë armësh në Saragoza, në një bazë ushtarake në kryeqytetin spanjoll, në zyrën e kryeministrit Pedro Sanchez dhe në ministrinë e mbrojtjes. Në këtë të fundit është eliminuar në një mënyrë të kontrolluar nga shërbimet e sigurisë. Pas këtyre zhvillimeve, autoritetet kanë përforcuar masat e sigurisë dhe shtuar prezencën policore në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë atë të kreut të qeverisë, si dhe në godinat diplomatike. Është hapur dhe një hetim për të verifikuar nëse ka lidhje mes pesë rasteve me zarfat-bombë dhe për të zbuluar origjinën e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu