Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi në 19 ditë

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 13:12 | Bota
Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave nga

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë shënoi një tjetër rënie, për të tretën ditë radhazi, duke regjistruar 510 humbje jete në 24 orë, një bilanc ky që është më i ulëti nga data 23 mars.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i viktimave në vend nga pandemia ka arritur në 16353, ndërkohë që të prekurit u rritën nga 157,022 në 161, 852 me rreth 4800 eraste të reja.

Ulja e numrat është një shenjë inkurajuese për Spanjë, e cila renditet në vendin e tretë për personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi, pas Italisë dhe Shteteve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë