Spanjollët rifitojnë “lirinë”, lejohet aktiviteti fizik pas 7 javësh izolim

Spanjollët rifitojnë lirinë pas 7 javësh izolim të plotë, ndërsa autoritetet lehtësuan masat e kufizimit. Rrugët e Spanjës u mbushën sërish nga qytetarë që ecnin, vraponin dhe lëviznin me biçikleta të shtunën, kur hyri në fuqi vendimi për të lejuar të rriturit të kryejnë aktivitet fizik. Megjithatë, aktiviteti sportiv do të zhvillohet në afate të caktuara për kategori të ndryshme, për të shmangur grumbullime njerëzish.