Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Speciale - Historia rishkruhet

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 14:05 | Aktualitet

Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi ka nisur të shkruhet. Në 20 vitet e fundit zbulimet arkeologjike, gjetjet dhe studimet që vijnë nga terreni nuk janë përfshirë në tekste akademike, e sot, sipas studiuesve është koha e përshtatshme të nisim rishkrimin e historisë, bashkë me të dhënat që kemi gjetur dy dekadat e fundit. Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta. Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumentet të tjera pritet të ngjallin debat. Historia e shqiptarëve do të nisë që nga antikiteti dhe do të përmbajë gjithë zbulimet arkeologjike që janë zbuluar e studiuar së fundmi. Dhe këtu përvoja e bashkëpunimit me akademikët e Kosovës duket e mirë. Deri më tani akademikët kanë punuar për dy vëllimet e para të historisë së shqiptarëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani