SPECIALE/ Përgjatë rivierës shqiptare, kërkoni aventurat në brigjet e detit Jon – A2

SPECIALE/ Përgjatë rivierës shqiptare, kërkoni aventurat në brigjet e detit Jon

Ka një lloj magjie, një mahnitje që kaplon sytë kur panorama që na shfaqjet në Llogara shënon edhe fillimin e pushimeve në jug të vendit. Do të nisin pushimet, por çfarë do të mbajmë mend prej tyre. Një natë në klubet e shtrenjta, një hedhje nga shkëmbi pranë zonës ku kemi prenotuar dhomën, apo një shëtitje me barkë. Do të krenohemi me ngjyrën e bronztë të trupit, apo do të themi se duam pushime pas pushimeve?
A2 CNN udhëton jo vetëm drejt magjisë së jugut, por edhe adrenalinës që pushimeve që nuk mund të fashiten lehtë. Duam t’ju rrëfejmë një tjetër anë të detit, që këtë vit të mos shijojmë të njëjtat ngjyra, por më shumë, të mos marrim vetëm rreze, por të zhytemi në botën që e gjejmë në libra, në aventurat që ofron tashmë Shqipëria, nisur nga pika më tërheqëse që do të shijojë aparati juaj fotografik në jug. Në fillim mund të braktisim për 20 minuta makinën, 20 minuta në këmbim të një adrenaline që mund ta gjeni vetëm në ajër.
Por, nëse adrenalina, lëvizja me erën apo udhëtimi me parashutë është shumë adrenalinë për pushimet tuaja, ne do të shpërngulemi pak më tej.
Do të shkojmë në Porto Palermo, aty ku ndodhet kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Sepse aty përveç turizmit kulturor përmes historisë, gjejmë edhe ekipin e Albanian Adventure, që do të na rrëfejnë çfarë ka në këto ujëra.
Një botë edhe më të pasur nënujore e zbulon nëse jenë zhytës profesionist si Iliri, që ishte edhe shoqëruesi jonë në këtë eksperiencë. Udhëtimi ynë në jug nuk përfundon këtu. Perëndimi ka rënë, por A2 CNN ka zbuluar edhe një tjetër alternativë, që na rrëfen ajrin emalit, ndërsa arratisemi prej detit.
Do të udhëtojmë në Nivicë. Nivica të mahnit me ndërtesat, sapo mbërrin aty. Ka tempuj, shtëpi dhe një bujtinë të vetme, bujtinën mbi kanion, po para kësaj duam t’ju rrëfejmë aventurën që kalon ndërsa kërkon të njohësh një nga 100 fshatrat më intrigues të Shqipërisë. Rruga nga borshi drejt pikës më të lartë të Nivicës, prej nga mundtë bësh edhe zbritje prej alpinistësh, është gati tri orë e gjysmë, me një makinë të shpejtë dhe të fortë. Ne zgjodhëm eksperiencën “jeep safari”. Me një makinë të tillë mund të kaloje ujërat që përshkonin Kuçin e Kurveleshin.

Shkarkoni aplikacionin e A2