Speciale- Përmirësimi i pandemisë

Shifrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm, virusi nuk është më agresiv si më parë, një pjesë e madhe e qytetarëve janë vaksinuar, këto ishin ndër arsyet bindëse të cilat çuan në mbylljen e spitalit “Shefqet Ndroqi” nga autoritetet shëndetësore si spital “Covid”.
Janë rreth 15 pacientë të cilët do të transferohen në spitalin “Infektiv” për të dhënë frymëmarrje sistemit shëndetësor, e për të rikthyer normalitetin në spitalin e Sanatoriumit, i cili tashmë do të presë sërish pacientët me sëmundje në mushkëri.
Spitali “Shefqet Ndroqi” do të jetë gjithsesi në gatishmëri për të shmangur çdo mbingarkesë në pavijonet e “Covid1”. Periudha e riskut shihet vjeshta, ndaj autoritetet shëndetësore kërkojnë të jenë të përgatitura për çdo situatë të mundshme.
Sezoni i verës mund të ulë vigjilencën e qytetarëve për t’u ekspozuar më tepër në ambiente publike, ndaj ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. Situatën e përmirësuar pandemike, ekspertët e shëndetit publik e lidhin edhe me vaksinimit të qytetarëve.
Autoritetet shëndetësore po mendojnë që të shtrijnë procesin e vaksinimit edhe të fëmijët. Njoftohet se po hartohet plani për grupmoshat 12-15 vjeç me vaksinat Pfizer.
Së fundmi OBSH ka miratuar edhe vaksinat nga kompania Sinovac. Shqipëria ka pikërisht përdorimin më të madh të dozave të vaksinës Coronavac, krahasuar me 3 kompanitë e tjera të vaksinave që po aplikohen ndaj qytetarëve. Në këtë mënyrë të vaksinuarve u sigurohet efikasiteti i vaksinës por edhe lëvizjet në vendet e Europës dhe më gjerë.