Spektakli në kryeqytet, barazim në fushë, derbi u fitua nga tifozët

Mbështetësit e Tiranës dhe Partizanit mbetën protagonistë absolutë të derbit. Me skuadrat në fushë, që u ndanë në barazim pa gola, ishin tifozët ata që e fituan supersfidën e kryeqytetit.
Derbi u mbyll në barazim në fushë, por supersfida e kryeqytetit kishte një fitues të përbashkët, tifozët. Ishin ata që shkëlqyen përpara dhe gjatë ndeshjes, duke nisur nga marshimet në kryeqytet.
Bardheblutë më të shumtë në numër, edhe sepse ishin skuadra pritëse. Edhe tifozët e Partizanit, e bën prezencën e tyre të ndihej. Duke qenë se në rrugë ishin më të pakët, mbështetësit e kuq zgjodhën të sulmonin nga ajri.
Një paramotor i kuq, me emrin e Partizanit që fluturoi mbi stadium, duke shkaktuar reagimin e tifozëve rivalë.
Spektakli vazhdoi në startin e sfidës me koreografinë e dy tifozerive. Bardheblutë me formulën e suksesit sipas Ajnshtajnit, për të treguar supremacinë, ndërsa tifozët e Partizanit me dekorin me flamuj dhe flakadanë, duke i ngjyrosur tribunat e tyre të kuqe. Fituesit e vërtetë të derbit numër 153 ishin tifozët e Tiranës dhe Partizanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN