Spitali i Laçit pas tërmetit, godina jashtë funksioni, urgjenca në një Kishë – A2

Spitali i Laçit pas tërmetit, godina jashtë funksioni, urgjenca në një Kishë

Spitali i Laçit do të prishet për t’u ndërtuar një objekt i ri. Tërmeti i 26 nëntorit e ka nxjerrë jashtë funksionit. Të gjitha vizitat e planifikuara do të kryhen në spitalin e Lezhës dhe atë të Mamurrasit, ndërsa Urgjenca e qytetit është vendosur në ambientet e një Kishe.

“Shërbimet e urgjencës së qytetit të Laçit janë vendosur në ambientet e një kishe, të cilat janë përshtatur për të përballuar emergjencat në të gjithë zonën. Kapaciteti i shtretërve është po ai që ka qenë”, u shpreh Astrit Beci, drejtor i operatorit shëndetësor për veriun.