Spitali i ri i Kirurgjisë, Rama: Nuk do ndërpresim PPP-të, “modelin e mallkuar” në shëndetësi

As fatura e lartë financiare dhe as akuzat për abuzime nuk do të ndërpresin koncesionet në shëndetësi. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Edhe pse i cilësoi PPP-të modele të mallkuara, Rama tha se pa to nuk do të ishte i mundur përmirësimi i shërbimeve brenda një kohe të shkurtër.