Spitali memorial i Fierit do të administrohet bashkërisht nga Shqipëria dhe Turqia për 3 vite

Publikuar më: 3/11/2021, ora 13:35

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se qeveria shqiptare dhe ajo e Turqisë kanë rënë dakord të administrojnë bashkërisht spitalin memorial të Fierit, të ndërtuar nga Turqia, për 3 vitet e ardhshme. Ministrja tha se për këtë fazë kalimtare është miratuar një protokoll bashkëpunimi. Manastirliu shtoi gjithashtu se në 5 muajt e parë të funksionimit të këtij spitali aty kanë punuar më shumë se 75 mjekë e infermierë, ndërsa janë kryer 22 mijë ndërhyrje e ekzaminime falas.