Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Sprova” 40-orëshe, kryeqytetasit dynden në markete, furra buke dhe tregje

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 20:33 | Aktualitet
“Sprova” 40-orëshe, kryeqytetasit dynden në markete, furra

Tetë orët e lejuara për qarkullim të këmbësorëve paraditen e së shtunës u shfrytëzuan maksimalisht nga kryeqytetasit.

Bllokimi total i lëvizjes së këmbësorëve nga ora 13:00 e së shtunës, deri në 05:00 të së hënës bëri që njerëzit të dynden në furra buke dhe supermarkete. Situata u paraqit e tillë edhe në tregjet e fruta-perimeve, ku në shumë raste, qytetarët nuk u kujdesën as për ruajtjen e distancës së sigurisë.

Pak para skadimit të afatit kohor, Policia e Shtetit njoftoi se përjashtim nga ndalimi i qarkullimit bëjnë vetëm mjetet e transportit të mallrave ushqimorë që furnizojnë marketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shëndetësore dhe mediat. Deri mëngjesin e së hënës nuk vlejnë as autorizimet e lëvizjes të dhëna gjatë këtyre ditëve nga Policia e Shtetit.

Nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë më orare lëvizjeje paradite dhe pasdite, por vetëm një hapësirë nga 5 e mëngjesit deri në orën13:00. Në këtë kohë do të jenë të hapura edhe marketet, bankat dhe farmacitë .Gjatë këtij 8-orëshi do të punojë edhe administrata.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani