Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sqarimet teknike të inxhinierit: Përgjithmonë përmbytje, s'ka zgjidhje për lumin Buna

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 21:00 | Aktualitet
Sqarimet teknike të inxhinierit: Përgjithmonë përmbytje,

Gjithçka ndodh në Obot të Shkodrës shkaktohet pasi ndodhet pothuajse në nivelin e detit dhe ka mbingarkesë të Lumit Buna përgjatë 10 kilometrave, nga pjesa ku bashkohet Drini me Kirin, e deri aty ku sot mbizotërohet nga uji.

Dhimitër Vogli, inxhinieri me përvojë të gjatë, specifikisht në ato zona, tregon thelbin e problematikës: “Buna, në shtratin e vet, merr maksimumi deri në 1600 metër kub në sekond. Nëse vjen mbi këtë prurje, ajo del. Fillimisht del në Obot, pastaj në Shirq. Oboti është në kuotë shumë të ulët vetë”.

Nga Oboti e 30 km të tjera, deri në det, Buna është e argjinuar: “Sepse në anën e Malit të Zi mbytet zona e Ulqinit dhe në anën tonë përmbytet Dajçi. Argjinimi është bërë në vitet ‘70”.

Nuk ka asnjë mundësi të ndërhysh në këtë lumë: “Është pothuajse e poamundur tani të thellosh Bunën. Është shumë komplekse si vepër sepse kemi liqenin, kemi hidrocentralet që kanë funksionet e tyre”.

Sipas inxhinierit, zona do të përmbytet sa herë ka prurje të shumta.

Apelidhe mesazhi i Voglit mbetet vetëm ndërgjegjësimi. E deri në një zgjidhje ndërshtetërore dhe shumë të kushtueshme, banorëve që përmbyten në Shkodër u mbetet të vuajnë pasojat e përmbytjeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu