Strasburgu, 2 deri në 5 vjet për të marrë drejtësi

Dy deri në pesë 5 vjet , kaq kohë i duhet një qytetari të marrë drejtësi nga gjykata evropiane të drejtave të njeriut, pasi ka dështuar në strukturat vendase.
Suela Mneri, dikur agjente e shtetit shqiptar në Strasburg, sot mbron qytetarët përballë shtetit në këtë gjykatë. Ajo ka dërguar mbi 40 çështje, kryesisht për të drejtën e pronësisë.
Kjo lloj kategorie kauzash, rezulton të ketë tejkaluar dhe afatet standard të kësaj gjykate.
Sipas Mnerit, “si rregull çështjet që lidhen me cenimin e së drejtës, gjykohen në një kohë më të shkurtër nga Gjykata evropiane”.
Që nga 2006 deri më tani për pronat Strasburgu ka dhënë 33 vendime, ndërsa trefish më shumë janë në pritje. Shteti ka paguar miliona euro dëmshpërblim dhe kamat-vonesa ndaj pronarëve.
Sipas Myrshit Vorpsit, drejtues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi, “në qoftë se realizohen këto çështje pezull sigurisht që do të jetë një penalitet i jashtëzakonshëm për Shtetin shqiptar, sepse vlerësohen në më shumë se 430 milionë euro shuma e çështjeve që presim vendim, kurse penaliteti deri më tani ka qenë te 33 milionë euro”.

Shkarkoni aplikacionin e A2