Strategjia e policisë për mbrojtjen e Kryeministrisë

Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit falënderoi personalisht efektivët në mbyllje të protestës së opozitës. Kordoni i parë ishte ai që u përball me turmën gjatë momenteve të tensionit. Ndryshe nga çdo masë tjetër të cilën jemi mësuar ta shohim në protesta, kësaj here policia ishte pajisur me maska kundërgaz. Një veprim i tillë u komentua me dyshimet se protestuesit mund të posedonin tymuese të rrezikshme, por kjo ishte pjesë e planit operacional.

Shkarkoni aplikacionin e A2