Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Strazimiri: Rama dhe drejtuesit e policisë, presion votuesve

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 14:39 | Politikë
Strazimiri: Rama dhe drejtuesit e policisë, presion votuesve

Partia Demokratike ka akuzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit se kanë ushtruar presion gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas ish-deputetit Gent Strazimiri, këta drejtues janë identifikuar në raportet ndërkombëtare si persona të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve.

“Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin me gaz qytetarët në rrugë dhe shtëpi, të rrahin pa mëshirë gazetarë dhe opozitarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë, janë po ata që në vitin 1990 u përpoqën që të mbanin në këmbë perden e hekurt që po shkërmoqej mu në mes të Tiranës. Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85% të shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga shkolla e sigurimit të diktaturës komuniste. Gjovalin Lokaj, Niko Brahimaj, Artan Bajraktari, Hasan Ahmetaj etj. janë po ata që perden e hekurt e donin të paprekur. Janë njohje të vjetra në dokumentat e OSBE-ODIHR për dhunë dhe manipulim në zgjedhje sa herë që në pushtet është partia e Enver Hoxhës dhe sigurimit”, u shpreh Strazimiri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë