Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Studentët arrijnë qëllimin, tërhiqet Qeveria

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 18:55 | Aktualitet

Ministria e Arsimit është tërhequr nga vendimi i saj për tarifën e provimeve të mbartura. 

Ministria e Arsimit ngarkoi një grup pune të shqyrtoje kërkesat për përgjysmim e tarifës së shkollimit dhe kushte më të mira.

Dita filloi me studentët e universiteteve të Tiranës që vijuan protestën para Ministrisë së Arsimit, më të organizuar dhe të shumtë në numër, duke bllokuar për orë të tëra rrugën e Durrësit.

Të vendosur, të rinjtë deklaruan se nuk do të ktheheshin në auditorë pa u anuluar vendimi për tarifën e provimeve te mbartura

Pamje nga protesta përballë Ministrisë së Arsimit

“Unë jam i vitit të gjashtë mjekësi, viti i fundit dhe ky ligj nuk më intereson në mënyrë direkte, por unë nuk mendoj vetëm për vete, mendoj për brezat që do të vijnë që do të vuajnë këtë ligj që nuk është aspak i drejtë”, rrëfehej një nga vajzat që protestonte përballë ministrisë.

Nga protesta e studentëve

Protestës i janë bashkuar edhe studentet e universitetit te Kamzës, ndërsa në qytete te ndryshme është bojkotuar mësimi. Me thirrje dhe pankarta në duar të rinjtë i kanë kërkuar ministres Lindita Nikolla shfuqizimin e vendimit.

Gjatë tubimit është qëlluar me vezë dhe letra higjienike dikasteri i arsimit.

Ministria Nikolla pas një mbledhje urgjente me rektore e dekanë deklaroi tërheqjen e vendimit, shfuqizimi i të cilit u bë zyrtar vetëm pak orë më pas.

Ministrja Lindita Nikolla

“Patjetër që Qeveria do të abrogojë këtë epike te VKM-së, nenin 4 të ligjit, pra nuk do të ketë kosto shtesë për studentet përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm”, deklaroi Ministria Nikolla.

Vendimi i anuluar nuk i largoi studentet nga rruga. Edhe pse me të paktë në numër ata kërkuan plotësimin e tre pikave te tjera, përgjysmim e tarifës së shkollimit, përfaqësi në bordin e administrimit të universiteteve dhe kushte më të mira.

Për këto kërkesa ministrja Nikolla ngarkoi një grup pune për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/763137820716623/

Në mesin e zhurmës se protestës se studenteve, ka ndërhyrë edhe kryeministri Edi Rama. I pari i qeverisë i është kundërpërgjigjur studenteve me një video në Facebook për transformimin e konvikteve. “Do të ndryshojë rrënjësisht situata e trashëguar e konvikteve”, shkruan Rama.

Basha: Studentët i prishën rehatinë e Ramës

Ndërkohë, kryetari i PD Lulzim Basha ishte sërish sot në krah të banorëve të zonës së Unazës së Re, nga ku përshëndeti atë që e cilësoi bashkim të shqiptarëve kundër qeverisë.

Basha përshëndet protestën e studentëve

“Si kryetari i opozitës, por edhe si qytetar, shoh që ka një ndërgjegjësim të shqiptarëve, që nis nga rinia, se kësaj mund t’i kundërvihemi përmes bashkimit. Pra aty ku përpiqet Edi Rama të na përçajë, duke u thënë atyre shpellarë, të tjerëve mbetës, pra me fyerje dhe sharje me degradime që i ka kaq shumë për zemër, aty ku ai kërkon përçarjen shqiptarët e kanë kuptuar se është bashkimi që i bën më të fortë”, deklaroi Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani