Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Studentët për korrupsionin: SPAK të hetojë shpenzimet në shkollat e larta

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 19:28 | Aktualitet
Studentët për korrupsionin: SPAK të hetojë shpenzimet

Studentët i kërkojnë SPAK të hetojë drejtuesit e universiteteve për shpenzimet e fondeve. Të rinjtë e “Qendrës Qytetare”, nga një monitorim i kryer, kane konstatuar se rektorët dhe dekanët harxhojnë mijëra euro për ushqime, dieta dhe honorare, ndërsa kushtet për studentët nuk kanë ndryshuar.

“Sigurisht do të intensifikojmë punën për të bashkëpunuar me SPAK për të vënë në dispozicion të gjitha informacionet që ne kemi për sa i përket shpenzimit të parave të universiteteve. Ato menaxhojnë deri në 8 milionë euro në vit, para që vijnë nga tarifat e studentëve, por nuk shkojnë për kërkime shkencore dhe atë që në fakt është esenca dhe ekzistenca e një universiteti. Vetëm universiteti i Elbasanit ka përdorur 300 mijë euro dieta për udhëtime” deklaroi përfaqësuesi i “Qendrës Qytetare”, Mirgen Qiraxhi.

Në ditën botërore të arsimit, të rinjtë e qendrës në mënyrë simbolike kanë ngritur universitetin e korrupsionit, për të ironizuar fenomenin që ndeshet në shkollat e larta. Ndërsa sipas anketimit të kryer mes studentëve, 73% e të rinjve pranojnë se ka korrupsion në universitete.

A2 CNN Livestream

Dita jonë