Studentët përplasen me policinë, mesazh Ramës e PD

Ndërhyrja e policisë tensionon situatën në fakultetin e drejtësisë dhe atë të ekonomisë ku janë të ngujuar studentët.
Kjo kërkesë e administratorit të universitetit të Tiranës Skerdi Dafa ndaj policisë së Tiranës, për vendosjen e normalitetit në auditorë, i ka hapur rrugën policisë së shtetit për të hyrë në territorin e shkollave të larta.
Por nga ana tjetër, dekanët dialogonin me forcat e rendit dhe administratorin i cili është i emëruar nga bordi, në mënyrë që policia mos prekte studentët. Kjo gjë ka sjellë orë më vonë tërheqjen e policisë nga auditorët, ndërsa të rinjve të ngujuar i janë bashkuar studentë të tjerë.
Studentët thonë se do të vijojnë kauzën e tyre. Ata kanë refuzuar çdo mbështetje politike, duke larguar nga auditorët deputetet demokratë Valentina Duka dhe Luciano Boçi.
Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, studentët që thonë se do të vijojnë rezistencën, dhe kanë një tjetër formë përgjigje, në formë kënge polifonie: “Ne s’jemi dele si do ti…”.

Shkarkoni aplikacionin e A2