Studimi në SHBA, frikë dhe stres gjatë pandemisë, shtohen mendimet për vetëvrasjet

Viti 2020 ka qenë një vit si asnjë tjetër dhe duket se ka prekur çdokënd. “Nuk ka njeri në botë që nuk është prekur psikologjikisht nga Covid-19”, tregon për CNN Barbara Rothbaum, psikologe klinike. Një studim i muajit qershor në mbi 54 mijë amerikanë, drejtuar nga qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tregoi se më shumë se gjysma e kishin menduar seriozisht vetëvrasjen, së paku në 30 ditët para se të bëheshin pjesë e studimit, duke iu referuar vetëm 12 muajve të fundit.