Studimi: Të infektuarit pa simptoma kanë ngarkesë të njëjtë virale me të infektuarit e tjerë

Personat e infektuar por pa simptoma të Covid-19 mund të kenë të njëjtën ngarkesë virale me ata që shfaqin simptoma, sugjeron një studim koreano-jugor. Koreja e Jugut ishte në gjendje të identifikonte dhe izolonte rastet asimptomatike përmes testimeve masive që në fillim të muajit mars, e ky u konsiderua si çelësi i suksesit në menaxhimin e pandemisë.