Stuhi dhe borë në pjesën më të madhe të vendit, ulen ndjeshëm temperaturat

Mbrëmja dhe nata sjellin stuhi dhe reshje në pjesën më të madhe të vendit. Pritet dëborë në zonat malore dhe pjesërisht në ato të ulëta. Edhe nesër, dëbora vijon kryesisht në jug, por pas mesditës dhe në vijim fillon kthjellimi gradual i motit në vend. Temperaturat ulen ndjeshëm sonte dhe nesër duke shënuar nga -6 në 10°C.