Suksesi i bujqësisë, arritje apo rastësi? – A2 Business Week, 20/01/2021

Qeveria ka rikthyer vëmendjen te sektori i bujqësisë, me skemën që ka hyrë në fuqi ditët e fundit, atë të naftës falas, edhe pse në fakt e premtuar prej 8 vitesh. Një sektor i shpallur prioritar nga të gjitha qeveritë, por me probleme të shumta, të reja e të vjetra. Fermerët shqiptarë, sot kanë kosto të larta për të prodhuar, rrjedhimisht edhe produktet e tyre dalin të shtrenjta në treg. Bujqësia është sot sektori më pak i paguar i ekonomisë, ku një i punësuar merr mesatarisht 290 euro, 30% më pak se paga mesatare e vendit.
Të ftuar:
Ermira Gjeçi , zv.ministre e Bujqësisë
Ervin Resuli, ekspert bujqësie
Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.