Sulçebe: Ja kur pritet të prodhohet vaksina kundër Covid-19

Në javët e fundit, pandemia ka bërë bashkë të gjithë shkencën dhe mjekësinë botërore, ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, në një luftë të përbashkët me të njëjtin armik, që sot mban emrin COVID-19. Edhe shkenca e kontributdhënësit e mjekësisë shqiptare nuk bëjnë përjashtim. Në grupin e 50 profesorëve të nderuar të Akademisë së Shkencave është edhe profesor Genc Sulçebe, profesor i imunologjisë, i cili në një lidhje me studion e “Ditari” në A2 jep mendimin e tij se kur do të prodhohet vaksina kundër koronavirusit.