Sulmet e 11 shtatorit, Johnson: Terroristët nuk e lëkundën besimin në liri e demokraci

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se sulmet terroriste të 11 shtatorit nuk e kishin lëkundur besimin në demokraci dhe liri. Mesazhi me rastin e 20 vjetorit të tragjedisë do të shfaqet gjatë ceremonisë përkujtimore në parkun Olimpik të Londrës.