Sulmet terroriste të 11 shtatorit: Amerika kujton viktimat, 20 vjet më pas

Amerika ndalet sot, për të kujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. 4 avionë të marrë peng nga 19 militantë të Al Kaedës u përplasën me kullat binjake, pentagonin dhe një fushë të Pensilvanisë, me pasojë vdekjen e rreth 3 mijë personave. Biden, i cili do të vizitojë të treja zonat, bëri thirrje për unitet.