Sulmi ndaj medias, pika ku Rama dhe Basha gjejnë kompromis

Kur në vitin 1993, Organizata e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si ditën Botërore e Lirisë së Shtypit, synonte t’i rikujtonte qeverive detyrimin për të respektuar të drejtën e shprehjes dhe lirinë e medias.

Ndërsa në Shqipërinë e vitit 2019, media sulmohet nga të dyja krahët e politikës. Edi Rama dhe Lulzim Basha mund të mos gjejnë kompromis për shumë gjëra, por secili sipas këndvështrimit të vet, kanë një emërues të përbashkët kur gjërat nuk u pëlqejnë. Pak orë pas deklaratës së Ramës pas kthimit nga Samiti i Berlinit, ishte Lulzim Basha ai që me rreth 10 mikrofona të drejtuar nga vetja, bënte thirrje për bojkot të mediave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN