Sulmi në Kapitol, të arrestuarit: U nxitëm nga fjalët e Trump, ai na braktisi

Ata sulmuan Capitolin, duke thirrur emrin e Trump. Teksa në Senat ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan, prokurorët federalë flasin për arrestime, të mbi 200 protestuesve, që morën pjesë në sulmin ndaj godinës së Kongresit më 6 janar. Ata fajësojnë Trumpin për dhunën e ushtruar dhe thonë se janë nxitur prej tij.