Sulmi në Sri Lanka, hakmarrje për atentatet në Zelandën e Re

Vijojnë hetimet në Sri Lanka për të zbuluar përgjegjësit për masakrën e Pashkëve, në të cilën humbën jetën 321 persona. Së fundi policia arrestoi 10 të dyshuar, duke çuar në 40 numrin e personave të ndaluar në lidhje me atentatet e së dielës kundër kishave dhe hoteleve.

“Sulmet janë kryer nga ekstremistë islamikë lokalë si kundërpërgjigje ndaj atentateve të 15marsit kundër dy xhamive në Christchurch, në Zelandën e Re.” Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i Sri Lankës, Ruan Uijuardene, duke cituar rezultatin e hetimeve paraprake gjatë një ndërhyrjeje në Parlament.