Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Sulmi te pragu i shtëpisë”, Ralf Gjoni: Kishte edhe dy prita të tjera, nuk i fal

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 09:41 | Politikë
“Sulmi te pragu i shtëpisë”, Ralf Gjoni: Kishte edhe dy

Ralf Gjoni, një nga deputetët e rinj të Parlamentit, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë”, ku ndër të tjera foli edhe për sulmin me bojë në dalje të apartamentit të tij, në ditën kur do të bënte betimin në Parlament.

Ralf Gjoni tregoi se nuk ishte vetëm personi që i hodhi bojën atij, por sipas tij, ishin edhe dy prita të tjera atë ditë. Ai thotë se po pret hetimet, por thekson se nuk do t’i falë ata që urdhëruan agresionin.

https://a2news.com/2019/04/05/ralf-gjoni-ne-lsi-eshte-krijuar-klime-intimiduese/

“Ishte prita te pragu i shtëpisë. Nuk ishte bojë. Bojë është kur t’i shkon në Parlament dhe disa militantë të gjuajnë me ndonjë vezë apo ndonjë domate apo me bojë nga larg, që e lidh aktin me detyrën tënde. Të them të drejtën, policia ishte prezentë rreth apartamentit, por nuk ma merrte mendja se ata do të zinin pritë në dalje të apartamentit. Por jo vetëm kjo, por ka pasur edhe një ose dy prita të tjera në dalje të parkingut në vendet ku unë parkoj dhe ku doli nusja me vajzën. Kanë qenë disa njerëz, por nuk flas shumë për detajet pasi po hetohet. Është jo vetëm një prite ndaj një qytetari, por agresion ndaj një deputeti. Unë pragun e shtëpisë nuk e fal atë mendje që ka planifikuar një sulm në pragun e shtëpisë. Unë do të lë edhe pak kohë për policinë për të gjetur autorët. Unë shpresoj që policia t’i gjejë autorët”, tha Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani