Sulmohet burgu në Afganistan, mbi 29 të vrarë, arratisen qindra luftëtarë të ISIS

Të paktën 29 vetë besohet të jënë vrarë në një sulm të profilit të lartë në një burg në qytetin e Jalalabadit në lindje të Afganistanit, pas të cilit u arratisën mbi 1 mijë të burgosur.

Sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, nisi mbrëmjen e së dielës kur disa persona të armatosur shpërthyen autobomba në hyrje të burgut. 8 nga agresorët mbetën të vrarë gjatë përleshjes së armatosur që zgjati gati 20 orë.