Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Superheronjtë” fluturues që do t’iu shpëtojnë nga vendet më të humbura

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 17:26 | Teknologji
“Superheronjtë” fluturues që do t’iu

Nëse një ditë do ta gjeni veten në vështirësi, në një cep të humbur ku nuk do t’iu vijë dot në ndihmë asnjeri, mos u dëshpëroni. Në saj të projektit të një kompanie teknologjike, shpëtimtari juaj do të duket si një superhero që vjen duke fluturuar.

Një grup anëtarësh të një skuadre të ndihmës së shpejtë, veshin kostumin e “Iron Man” dhe po testojnë teknologjinë e fundit, për të mundësuar shpëtimin e njerëzve. “Po përpiqemi të shohim çfarë mund të bëjmë në kushte të vështira atmosferike, prandaj kemi shkuar në Cumbria, ku ka shumë shi dhe fryn shumë erë”, thotë Jamie Walsh për Retuers.

Me kostumin që duket se është marrë nga filmat fantastikoshkencorë, pjesëtarët e skuadrës së ndihmës së shpejtë mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 136 kmh duke përballuar erën e fortë që fryn me një shpejtësi deri në 48 kmh. Falë tij ata kanë arritur të përshkojnë ngjitjen e një faqeje mali për 3 minuta e 40 sekonda, ndërkohë që në këmbë do të ishin dashur 2 orë.

Kompania që ka prodhuar kostumin, “Gravity Industries”, po punon edhe me forcat speciale britanike, të cilat kanë demonstruar më parë aftësitë e tyre fluturuese, duke kaluar nga një anije në tjetrën në mes të detit. Kjo teknologji do të mundësojë spostimin shumë më të shpejtë të ushtarëve dhe do të rrisë kapacitetet mbrojtëse, thonë prodhuesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë