Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Superliga ndez motorët, Kukësi pret Tiranën në shtëpinë e re, Shehi: Vlerësojmë çdo skuadër

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 13:21 | Futboll
Superliga ndez motorët, Kukësi pret Tiranën në

Kategoria Superiore ndez motorët këtë javë me superndeshjen Kukësi-Tirana. Një duel titulli pasi të dyja skuadrat kanë objektiva dhe ambicie maksimale këtë sezon.

Tirana vjen si kampione në fuqi megjithatë sipas tekniku Orges Shehi, bardheblutë nuk do ta llogarisin këtë fakt por do të vlerësojnë çdo kundërshtar.

Seferi mbetet në dilemë nëse do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës sezonin tjetër por sipas teknikut Orges Shehi, merkato e verës tek kryeqytetasit nuk është mbyllur ende.

 “Mos harrojmë që edhe ne kemi në gjirin tonë lojtare cilësorë që edhe mund të largohen. Taulantin e kemi këtu, por nuk dimë çfarë do të ndodhë me të pas të premtes”, pohoi trajneri i Tiranës.

Nga ana tjetër Kukësi kërkon ta nisi mbarë sezonin e ri në impiantin e ri . Verilindorët kanë qenë shumë aktivë gjatë kësaj merkatoje vere dhe thuajse gjysma e titullarëve në fushë pritet të jenë afrimet e fundit në klub. Dueli Kukësi - Tirana do të luhet këtë të premte në orën 17:00 ndërsa takimet e tjera janë të ndara të shtunën dhe të dielën.

E PREMTE 

KUKËSI - TIRANA 17:00

E SHTUNË

ERZENI - VLLAZNIA  17:00

PARTIZANI - EGNATIA 19:30

E DIELË

LAÇI - TEUTA 17:00

BYLIS - KASTRIOTI 17:00

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani