“Sytë e errësirës”, romani profetik i Dean Koontz

Romani “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz është romani që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve gjatë shpërthimit të Pandemisë Covid-19. Autori përshkruan një virus të dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, i cili ngjan shumë me realitetin që po jetojmë. Libri, thuajse profetik, vjen tanimë në shqip. Redaktorja e librit Etelina Nikolla Lluka foli për të në Dita Jonë.