Tabaku: Sot po diskutojmë për standarde të vitit 1991, asnjë arritje në 7 vite

Samiti i Zagrebit është zhvilluar ditën e djeshme online, ku kanë marrë pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç edhe pritej, është rrëzuar agjenda e pretenduar për shkak të pandemisë, duke e pasur atë parësore, ndërsa diskutimi për procesin e zgjerimit u barazvlerësua me mbështetjen e BE-së për rimëkëmbjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe trajtimin e tyre si partnerë të rëndësishëm e të barabarte.

Sa i vlefshëm është ky zotim dhe çfarë lexojmë ndër rreshtat e kësaj deklarate? Për këtë foli në A2 Jorida Tabaku nga Partia Demokratike.