Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tafaj: Tërmet dhe pandemi, të ulet mesatarja e pranimit në universitet

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 14:06 | Sociale
Tafaj: Tërmet dhe pandemi, të ulet mesatarja e pranimit në

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kritikoi vendimin e qeverisë për të mbajtur 6,5 mesataren e pranimit në universitet, duke e cilësuar si “jorealiste”.

Në studion e “Ditari” në A2, Tafaj e shpjegoi kështu kritikën e tij: “Ky vit shkollor pati dy goditje të forta: tërmetin dhe pandeminë. Pavarësisht mësimit “online” dhe kthimit për dy javë në shkollë, maturantët nuk kanë mundur të kompensojnë boshllëqet e maturantëve. Mendoj se nga matura e këtij viti nuk mund të presim që të jetë më e mirë se e vitit të kaluar, pavarësisht se rezultatet e Maturës 2019 kanë qenë të ulta. 3 ditë para provimit, qeveria mori vendimin për mesataren e studimit Bachelor dhe në një vit si ky e mbajti sërish 6,5, madje ka vendosur një prag hyrjeje për vitin tjetër që është 7. Rritja e cilësisë në arsimin e lartë, që është sfidë, nis nga arsimi i mesëm. Dhe vendosja e këtij kriteri nuk më duket realiste. Nëse do të lexoni raportin e Maturës 2019, do të vini re që nota mesatare e provimit të Matematikës ka qenë 6,35. Në Letërsi ka qenë 6,39. Në zonat rurale, nxënësit e kanë mesataren nga 5,7 deri në 5,9. Këtu kuptohet që vendosja e kësaj mesatareje nuk ka qenë realiste”.

Sipas tij, “me rritjen e mesatares, rritet fiktiviteti në shkollat e mesme”.

“Përpara se të rrisësh mesataren për shkollat e larta, duhet investuar për të rritur cilësinë në shkollat e mesme në të gjithë vendin”, theksoi Tafaj.

Gjithashtu, Tafaj nënvizoi se “me rritjen e mesatares, qeveria diskriminon nxënësit e gjimnazeve në zonat rurale, duke mos i dhënë akses atyre”.

“Ftoj qeverinë që të rishikojë vendimin, sidomos në këtë periudhë pandemie. Do të ndihmohej i gjithë sistemi i arsimit të lartë”, tha Myqerem Tafaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë