Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tahiri kërkon lirimin, rekursi në gjykatën e lartë: Ish-ministrit të Brendshëm i rrezikohet jeta

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 15:58 | Kronikë
Tahiri kërkon lirimin, rekursi në gjykatën e lartë:

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon lirimin nga burgu i Fierit  pasi sipas tij vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin. Në rekursin e bërë nëpërmjet avokatit të tij në gjykatën e lartë Saimir Tahiri shprehet se Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse e ka dënuar jashtë kompetencave te saj”.

Sipas ish ministrit të Brendshëm dhe mbrojtësit të tij Tahirit i rrezikohet jeta, ndërsa familja e tij është ekspozuar ndaj eksponentëve të krimit.

“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish- Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjetër edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme”.

Por veç Tahirit, rekurs në gjykatën e lartë bëri dhe Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi dënimin për ish -ministrin për akuzat e trafikut të drogës dhe të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela.

Gjykata nuk ndryshoi dënimin për Saimir Tahirin, por ndryshe nga shërbimi i provës vuajtja e dënimit do të bëhej në burg.

Të njëjtin vendim me 3 vite e 4 muaj burg mori dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

A2 CNN Livestream

Dita jonë