Tahiri tek Apelin e Krimeve të Rënda, prokurorët kërkojnë zgjatjen e hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia

Prokurorët e çështjes “Tahiri” kanë kërkuar zgjatjen e hetimeve. I kontaktuar nga A2CNN, Saimir Tahiri është shprehur:

“Është çmenduri, absurditet, që prokurorët t’i drejtohen sërish gjykatës për të kërkuar zgjatjen e fateve të hetimeve”, ka reaguar Tahiri.

Një javë më parë, në seancë kishim të bënim me akuzën e ‘trafikut të narkotikëve’ dhe ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’.

Por 3 vite më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur hetimet edhe për dy akuza të tjera, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘pastrim parash’. Dy akuza këto, të cilat zoti Tahiri është njoftuar në seancën e para një jave se do të ketë një hetim ndaj tij, duke e mbajtur kështu peng ish-ministrin edhe për dy akuza të tjera.

Prokurorët ende nuk kanë dhënë një prononcim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN